Terry kujton ditën kur Mourinho u tha lojtarëve të merrnin fëmijët e tyre në stërvitje: Fëmijët e mi ende e duan Josen

John Terry, Frank Lampard dhe José Mourinho dhanë një intervistë për 'The Telegraph' në të cilën ata kujtuan Premier Ligën e fituar nga Chelsea në 2004/05.

Në rastin e mbrojtësit anglez. kapiteni i asaj skuadre që mbahet mend edhe sot si një nga më të mirët në kompeticion, theksoi se ana njerëzore e 'Special One' përfundoi duke bërë diferencën, duke dhënë një shembull specifik.

"Njëherë në stërvitje, Jose na tha: "Djema, sillni fëmijët nesër". Mund të mos duket gjë e madhe, por fëmijët e mi filluan të luanin me fëmijët e Lampardit, fëmijët e Drogbas. Ne u shqetësuam, por Mourinho na tha se gjithçka ishte në rregull. Ata shpejt filluan ta donin atë," tha ai, duke shtuar:

"Ne po bënim nxemjen dhe i kishim të gjithë fëmijët që vraponin nëpër fushë. Pasta ai na tha 'le të shkojmë në pishinë', kishte shumë fëmijë në pishinë dhe të gjithë po luanim.

Më pas shkuam në mensë dhe ai shpërndau burgera për të gjithë. Ato detaje të vogla patën një ndikim të madh në skuadër. Fëmijët e mi ende e duan José-n edhe sot e kësaj dite. Kështu edhe gjithë të tjerët kishin ndjenja për të."