Një ditë ndryshe në fushën e blertë! Nxënës me aftësi të kufizuara dhe partnerë luajnë si një ekip i vetëm

Një ndeshje stërvitore futbolli solli në fushë lojtarë me aftësi të kufizuara dhe partnerë ndihmues, duke promovuar barazinë, respektin dhe përfshirjen përmes sportit. Iniciativa, pjesë e Kampionatit Rajonal të Shqipërisë, synon të edukojë shoqërinë për të parë aftësinë, jo kufizimin.

Futbolli tregoi edhe një herë se është shumë më tepër se një lojë.

Një ndeshje stërvitore, por me një mesazh të madh, u zhvillua nën kujdesin e trajneres Luftare Bajraktari, mësuese e edukimit fizik në shkollën “Ahmet Gashi”, Laprakë.

Në fushë zbritën lojtarë me aftësi të kufizuara dhe partnerë ndihmues.

Rosela Mustafa, partnere nxënëse e kësaj shkolle tregon se si i stërvit këto nxënës dhe thotë se janë të barabartë me ne.

Djem dhe vajza me aftësi të kufizuar ndjen emocionin e fushës, duartrokitjeve dhe një loje plot emocion.

Në kuadër të Kampionatit Rajonal të Shqipërisë, kjo nismë synon përfshirjen e të gjithë të rinjve, pavarësisht aftësive fizike.

6 lojtarë me aftësi të kufizuara dhe 4 partnerë formuan një ekip të veçantë, ku bashkëpunimi dhe respekti ishin rregullat kryesore të lojës.

Iniciativa të tilla nuk janë vetëm sport që kanë si qëllim edukimin e shoqërinë për të parë aftësinë, jo kufizimin.