Armando Broja titullar në fitore të madhe të Evertonit ndaj Nottingham, shijon golin në fund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 19:54
Armando Broja luajti si titullar në sfidën e Evertonit ndaj Nottingham në transfertë.
Sulmuesi i Shqipërisë, e nisi nga fillimi takimin dhe luajti për 64 minuta, ndërsa ishte një nga më të mirët në fushë.
Evertoni bëri surprizën e madhe, duke shënuar golin e fitores në minutën e 94-t me Doucoure. Festa te miqtë ishte e madhe, përfshirë edhe Brojën, i cili gëzoi golin e shokut të skuadrës.
Në sfidat e tjera, Aston Villa fitoi 3-0 ndaj Southampton, ndërsa Brighton dhe Leicester barazuan 2-2 mes tyre.
Më herët, Manchester City fitoi 5-2 ndaj Crystal Palace në shtëpi.
