Mungon në sfidën delikate për zonën Champions, trajneri i Premier League shtrohet në spital

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, do të mungojë në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Manchester United, që do të jetë shumë e rëndësishme për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve.

Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për këtë situatë të papritur shëndetësore të trajnerit të tij.

Tekniku kishte munguar edhe në konferencën e zakonshme për mediat këtë të premte dhe sot u mësua arsyeja.

Trajneri Eddie Howe do të mungojë në ndeshjen e të dielës kundër Mançester Junajtid për shkak të një situate shëndetësore.

Trajneri u shtrua në spital të premten në darkë pasi kishte ditë që ndjehej keq. Stafi mjekësor e mbajti Edin në spital gjatë natës për kontrolle të tjera, të cilat vazhdojnë ende.

Ai është i ndërgjegjshëm dhe flet me familjarët e tij, ndërsa vazhdon të marrë ndihmë mjekësore nga specialistët”, shkruhej në komunikatën e klubit, pa saktësuar problemin shëndetësor të trajnerit.