EMRAT+FOTO/ Atentati në Tiranë, plagosi 29-vjeçarin, shpallet në kërkim! Rezulton i dënuar dhe në Itali për trafikim ...

Franci Canaj, është shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës pasi plagosi me armë zjarri Gerald Hoxhën.
29-vjeçari Gerald Hoxha rezulton të jetë plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Dibrës, në afërsi të spitalit "Nënë Tereza".

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, 30-vjeçarin Franci Canaj dhe e ka shpallur në kërkim atë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Sipas të dhënave të para të marra në vendngjarje, dyshohet se autori është larguar me mjet tip BMË me ngjyrë jeshile, ndërsa ende nuk është lokalizuar dhe arrestuar nga blutë e policisë së Tiranës.

Sipas burimeve mësohet se sherri mes tyre ka qenë për motive të dobëta, ndërkohë po punohet për arrestimin e ti dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

EMRAT+FOTO/ Atentati në Tiranë, plagosi 29-vjeçarin, shpallet

Franci Canaj, rezulton i dënuar në Itali për trafik droge pasi në vitin 2016 është arrestuar nga drejtësia e këtij shteti së bashku me 3 personat e tjerë si Kostian Mitsi, Jetmir Perndoj dhe të vëllain, Lorenc Canaj.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

EMRAT+FOTO/ Atentati në Tiranë, plagosi 29-vjeçarin, shpallet
Gerald Hoxha dhe Franci Canaj

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”– njofton policia.