Makina përplas të moshuarin me biçikletë në Shkodër

Një aksident ka ndodhur në segmentin kryesor të Shkodrës pranë urës së vjetër të Bunës.

Një 79-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një makinë.

I moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.