Blushi: Vota më 11 Maj për koalicionin "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është votë për të çliruar Durrësin nga bandat dhe korrupsioni
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u shpreh se vota më 11 Maj për koalicionin "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është votë për të çliruar Durrësin nga bandat dhe korrupsioni i rrezikshëm.
Postimi:
Më 11 maj, Durrësi voton Nr.1 për një Shqipëri Madhështore!
Me votat plebishitare për kandidatin tonë të shkëlqyer, Z. Adriatik Hoxha, "Mjeshtër i Madh" i sportit, rekordmen dhe kampion i atletikës, intelektual dhe jurist me përvojë, Durrësi do të zgjedhë në Kuvendin e ri përfaqësuesin e denjë të vlerave të qytetarisë durrsake, si dhe një mbrojtës të vendosur të shtetit ligjor, me eksperiencë, vullnet dhe vizion të qartë për t'i rikthyer qytetit dhe Qarkut shkëlqimin e merituar.
Vota më 11 Maj për koalicionin "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është votë për të çliruar Durrësin nga bandat dhe korrupsioni i rrezikshëm.
Është votë për ulje drastike dhe heqje taksash e tarifash, për ulje të kostos së jetesës dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.
Është votë për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe hapjen e mijëra vende pune.
Është votë për Shqipërinë Madhështore, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ADRIATIK HOXHA, QARKU DURRËS.
