“Ka përdorur telefon 1 javë në qeli” Gazetari: Veliajt iu bë kontroll i befasishëm nga BKH-ja!

Në “Drejt” nga Luan Rama, Andi Bora, gazetar tha se Veliaj mundohej të bënte makinacione nga burgu, e ka pasur armë të fortë qysh kur erdhi në krye të bashkisë.

Bora: Veliaj mundohej të bënte makinacione nga burgu, e ka pasur armë të fortë qysh kur erdhi në krye të bashkisë. Vëllai i tij ka pasur kompaninë ndër më të mëdha të reklamave, duke pasur akses të madh në medie. Veliaj ka gjetur akses dhe ka përdorur telefon në burg.

Veliaj ndodhet në të njëjtin burg me Alqi Bllakon, Ilir Beqajn dhe Çyrbjen, me të cilët nuk i  ka marrëdhëniet e mira. Ka gjetur telefon aty brenda dhe e ka përdorur. Në qeli i është ushtruar kontroll i befasishëm. Akuza nuk është vetëm për përdorimin e telefonit të atij policit, por për përdorim te telefonit, që e ka përdorur së paku një javë. BKH-ja dhe SPAK kanë bërë kontroll dhe i kanë kapur në befasi për të gjetur sende të paligjshme.