“Detyrim paraqitje” - Kryemadhi heq dorë nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë në GJKKO

Monika Kryemadhi i është drejtuar Shkallës së Parë për zëvendësimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në një masë më lehtësuese.

Këtë të hënë në gjykatë është paraqitur vetëm avokati i saj, ndërsa kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela.

Pas kërkesës së depozituar disa ditë më parë në GJKKO për zëvendësim mase, këtë të hënë Monika Kryemadhi përmes avokatit ka hequr dorë nga ndryshimi i kushteve të sigurisë. Ajo do të vazhdoje sërish në masë “detyrim paraqitje”.