FOTO/ Ky është tifozi që ra nga tribuna në stadiumin e Rrogozhinës. Pësoi dëmtime në kokë, jashtë rrezikut për jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 19:12
Tifozi i cili ra sot gjatë ndeshjes së zhvilluar në Rrogozhinë Egnatia -AF Elbasani quhet Vullneti Gjuzi, banues në lagjen nr 1. Rrogozhinë.
Gjuzi ka pësuar dëmtime anësore në kokë dhe fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi për gjendjen jashtë rrezikut të tifozit të aksidentuar pritet me duartrokitje.
Ndeshja ka rifilluar pas 15 minuta ndërprerje.