Arritje e pabesueshme, Nikola Jokic thyen rekordin e Wilt Chamberlain

Edhe pse Denver Nuggets pësuan disfatë, NBA shkroi një faqe të re në historinë e saj, me Nikola Jokic që thyen një rekord të Wilt Chamberlain.

Në një ndeshje të fortë në Indianapolis, ku Indiana Pacers dolën fitues me rezultatin 125-120 ndaj Denver Nuggets, e gjithë vëmendja ishte mbi Nikola Jokic.

Me 41 pikë, 15 kërcime, 13 asistime dhe dy topa të vjedhur, serbi regjistroi një tjetër ‘triple-double’ këtë sezon, por qe nuk eshte i zakonshem.

Me këtë performancë, ai u bë qendra me më shumë ‘triple-double’ në një sezon të vetëm në historinë e NBA-së. Deri tani, ky rekord mbahej nga Wilt Chamberlain (31).

Jokic arriti këtë sezon shifrën e 32 ndeshjeve me më shumë se 10 pikë, kërcime dhe asistime dhe është sërish në garë për çmimin MVP, pas Shai Gilgeous-Alexander.