Shënoi rekordin negativ në stolin e ‘Saint’, shkarkohet Ivan Juric
Përsëri një zhgënjim për kroatin Ivan Juric: pas shkarkimit nga Roma, ai u shkarkua gjithashtu nga Southampton-i.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez me një njoftim të publikuar në kanalet e tij:
"Ivan Jurić largohet nga Southampton-i me efekt të menjëhershëm pas konfirmimit të rënies nga Premier League.
Kroati ndahet nga Saints FC pas vetëm 108 ditësh në drejtim, duke përdorur një klauzolë shkarkimi."
Për trajnerin kroat, i shkarkuar nga Roma pas vetëm 12 ndeshjesh, në të cilat kishte arritur katër fitore, tri barazime dhe pesë humbje, vjen zhgënjimi i radhës, edhe më i keq, Premier League, duke regjistruar 13 humbje dhe vetëm dy fitore në 16 ndeshjet që qëndroi në pankinën e Saints.
Një ecuri negativa që bëri që ekipi të binte matematikisht në Championship, shtatë javë para përfundimit të sezonit: asnjëherë një klub i Premier League nuk ka rënë në Championship kaq herët, me kaq shumë ndeshje të mbetura.
