Vendimi i paralajmëruar i Ancelottt-t, ‘shkarkon’ Vinicius-in, ‘emëron’ Mbappenë
Kriza e penalltive te Real Madridi, me pesë goditje nga 11 metra të gabuara këtë sezon, e çoi Carlo Ancelottin të merrte një vendim pa vend për emocione: Vinícius Júnior, megjithëse ka pasur një sezon fantastik, nuk do të vazhdojë të godasë penalltitë.
Tani, privilegji dhe përgjegjësia i takojnë Kylian Mbappésë, ‘ylli’ kryesor të klubit dhe njeriut tek i cili Ancelotti ka më shumë besim në momentet vendimtare.
Opsioni për ta ndryshuar këtë erdhi pas ndeshjes kundër Valencias, e cila u shënua nga një penallti tjetër e humbur nga braziliani.
Ishte penalltia e tretë e humbur dhe e mjaftueshme për trajnerin italian që të mos rrezikojë më dhe të ndryshojë protagonistin.
“Është marrë një vendim: nëse do të na jepet një penallti në favor në ndeshjen kundër Arsenalit, personi përgjegjës për ta ekzekutuar do të jetë Kylian Mbappé.
Stafi konsideron se nuk ka një lojtar të specializuar qartë në këtë fushë.
Nëse francezi nuk ka sukses, përgjegjësinë do ta marrë Bellingham“, zbuloi gazetari José Félix Díaz në Marca.
Braziliani tani është jashtë listës, një vendim taktik që ka një peshë psikologjike, duke pasur parasysh karakterin e fortë të sulmuesit brazilian, dhe nuk përjashtohet që vendimi i trajnerit të lërë shenja.
Kjo për shkak se bëhet fjalë për një lojtar që po lufton për Topin e Artë.
Vinícius ka 19 gola dhe 13 asistime në 42 ndeshje, por ka humbur tashmë tri penallti.
Mbappé ka humbur dy, por ka marrë besimin e Ancelotti-t për të qenë ai goditësi i parë.
Qëndrimi i Ancelottit shihet si një shprehje e re e vendosmërisë, pa marrë parasysh lojtarin dhe atë që kontribuon për ekipin, pragmatizëm që i ka sjellë atij shumë trofe gjatë karrierës së tij.
