INTER I QETË PARA BAYERN! Gjermanët me mungesa në ndeshjen e vlefshme për Champions

Pas barazimit me parmën në Serie A, Interi shkon i qetë drejt Gjermanisë. Në sfidën e Champions lige, Bayern do të zbresë me mungesa të shumta madje duke nisur nga porta, mbrojtja apo dhe sulmi

Në sfidën për të kaluar në gjysmë finale e champion lig Vincent Kompany është në emergjencë të plotë ku do të jetë  i detyruar të përballet me një listë të gjatë dëmtimesh. Manuel Neuer ka pësuar një problem në pulpën e këmbës dhe pritet të mungojë, duke i hapur rrugë portierit të ri Urbig për të nisur nga minuta e parë.

Në repartin difensiv, Laimer dhe Guerreiro janë favoritët për të startuar në krahë, ndërsa Kimmich dhe Goretzka do të mbajnë barrën e mesfushës.

Situata bëhet më delikate në sulm: Musiala dhe Coman janë jashtë për shkak dëmtimi, ndërsa Leroy Sané, Thomas Müller dhe Michael Olise do të mbështesin një Harry Kane ende jo në formë të plotë, por që gjithsesi pritet të jetë pjesë e formacionit titullar.

Nga kampi zikaltër, Simone Inzaghi kërkon të harrohet barazimi dy me dy me parmën ndërsa ende qëndron në krye të klasifikimit në serie a. për sfidën e cerek finales së champion lig Inzagi ka një formacion më të plotë madhe Bastoni është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në fushë që në fillim.

Në mesfushë, rikthehet Barella, i cili do të formojë treshen me Calhanoglu dhe Mkhitaryan, duke sjellë qetësi dhe ide në qendër të fushës.

Në krahun e djathtë, Dumfries është jashtë për shkak dëmtimi, dhe vendin e tij do ta marrë Matteo Darmian. Në të majtë, Federico Dimarco mbetet titullar i palëvizshëm. Përpara, Inzaghi mbështetet te duoja e konsoliduar Thuram–Lautaro, të cilët do të kërkojnë të shfrytëzojnë mungesat e mëdha te kundërshtari për të bërë diferencën.