NDESHJA QË NDAN SERINË A! Bolonja sonte në sulm për vendin e 3-të, Napoli kërkon kreun
Bolonja - Napoli konsiderohet si ndeshja që do të ndajë renditjen në serie a. humbja e miqve do të regjistrojë shkëputje të Interit në krye të serisë a. ndërsa nëse Vendasit do të humbasin ose barazojnë do të rrezikojnë zonën Champions, në të kundërt kapërcejnë në vendin e tretë
Ndeshja e sotme mes Bolonjës dhe Napolit do të vendosë shumë mbi vijimin e garës në krye të serisë a. miqtë synojnë të shfrytëzojnë gabimin e interit për tu afruar kreut e për këtë do t’i duhen tre pikë.
Ndërsa Bolonja synon vendin e tretë pas gabimit të Atalantës dhe barazimit të Juves që nuk kaloi dot në zonën Champions.
napolitanët do të gjejnë një Bologna në super formë, që vjen pas katër fitoreve radhazi, dhe vetëm pak javë më parë, i shënoi pesë gola Lazios.
sfida në "Dall’Ara" është kthesa e fundit e madhe për Napolin, sepse më pas kalendari i favorizon: katër nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi dhe kundërshtarë të arritshëm.
Me rikuperimin e McTominay, trajneri Conte protet të kthejë skemën 4-3-3. Lukaku do të jetë në qendër të sulmit, me Politano në të djathtë dhe Neres në të majtë. Në mesfushë, përkrah skocezit, do të jenë Lobotka dhe Anguissa. Mbrojtja do të jetë ajo titullare, me Di Lorenzo dhe Olivera në krahët, ndërsa Rrahmani dhe Buongiorno do të formojnë qendrën e prapavijës.
Më shumë dyshime te Bologna, ku trajneri Italiano duhet të zgjedhë mes Castro dhe Dallinga në sulm. Pas tyre, Orsolini, Odgaard dhe Ndoye janë të paprekshëm, ndërsa në mesfushë Freuler, Ferguson dhe Pobega luftojnë për dy fanella titullari. Në mbrojtje, Beukema, Lucumì dhe Miranda duket se do të jenë titullarë, me një balotazh në krahun e djathtë mes Holm dhe De Silvestri.
Kujdes nga Bologna, sepse është në një gjendje të shkëlqyer dhe këtë sezon ka ditur të dëmtojë kundërshtarë që në letër ishin më të fortë. Një koincidencë e vogël: Bologna, aty ku Interi humbi titullin dramatik kundër Milanit, është sërish në qendër të garës për Scudetton.

