“Rezultati do të jetë spektakolar”/ Këlliçi takim në Degën nr. 2

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ndarë detaje nga takimi në Degën nr. 2 me kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve. Në postimin e bërë, Këlliçi shkruan se ata janë në vijën e parë të përballjes elektorale dhe puna e tyre është jetike për fitoren.

Më tej, Këlliçi shpreh bindjen se rezultati në Degën nr. 2 do të jetë spektakolar. Këlliçi thotë se e vetmja shpresë për Shqipërinë është ardhja në pushtet e PD.

“Me kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të Degës nr.2, ata të cilët janë në vijën e parë të përballjes elektorale në terren. Puna, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë jetike për fitoren e PD-së. Jemi të bindur se rezultati në këtë degë do të jetë spektakolar! Ardhja në pushtet e Partisë Demokratike, e vetmja shpresë për Shqipërinë”, shkruan Këlliçi.