"Bufi dhe Tiku drejt bashkimit" - Rama thumbon keq me VIDEON humoristike me personazhe të politikës

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video humoristike të dërguar nga dy krijues të rinj.

Rama e cilëson një perlë humoristike ku në skenën e kësaj shfaqjeje teatrale vihen personazhe të politikës shqiptare.

“Shfaqja e re e Teatrit të Kukullave të së dielës: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit. Duke falenderuar dy krijuesit e rinj që m’i dërgojnë këto perla humoristike”, shkruan kryeministri Rama.