Seferi: Çdo ditë me qytetarët për zgjidhje konkrete. Koalicioni Euroatlantik ka plan për rimëkëmbjen ekonomike
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, ka shpërndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku thekson angazhimin e tij të përditshëm pranë qytetarëve për të dëgjuar shqetësimet dhe për të diskutuar zgjidhjet.
"Çdo minutë, çdo orë, çdo ditë me qytetarë dhe mbështetës për të folur mbi vështirësitë dhe problematikat që përballen çdo ditë," shkruan Seferi në një postim në Facebook.
Ai nënvizon se Koalicioni Euroatlantik ka një strategji të qartë për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare, të cilën e cilëson si një nga plagët më të mëdha që po përballon vendi.
Në fund të mesazhit, Seferi u bën thirrje qytetarëve të votojnë për Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e ardhshme, duke shfaqur besim te vizioni dhe programi që ofron kjo forcë politike për të ardhmen e Shqipërisë.
