Këlliçi me banorët e Pazarit të Ri: Kalvari i pronës do të marrë fund me praktikat më të mira të kompensimit dhe ligjshmërisë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belindi Këlliçi ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Pazarit të Ri.

Ai thotë se problematikat që banorët ngrenë janë të ngjashme në gjithë Tiranën dhe në gjithë Shqipërinë: Jetesa e shtrenjtuar, pagat dhe pensionet e ulëta, çështja e pronës ende një plagë e pazgjidhur.

MESAZHI I KËLLIÇIT

“Takim me banorët e Pazarit të Ri. Me qytetarët e Tiranës, në zemër të Tiranës.

Problematikat që banorët ngrenë janë të ngjashme në gjithë Tiranën dhe në gjithë Shqipërinë: Jetesa e shtrenjtuar, pagat dhe pensionet e ulëta, çeshtja e pronës ende një plagë e pazgjidhur.

I sigurova banorët se programi i Partisë Demokratike është konkret, realist dhe lehtësisht i realizueshëm.

Brenda 100 ditëve të para ne ndërhyjmë me Paketën e Dhembshurisë, me minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro.

Po ashtu kalvari i pronës do të marrë fund me praktikat më të mira të kompensimit dhe ligjshmërinë e plotë”.