Pëllumb Seferi takime me qytetarët e kryeqytetit: Energjia dhe angazhimi i të rinjve na jep shpresë për një qytet që do që të zhvillohet

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, thekson rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve dhe angazhimit të përditshëm për zgjidhjen e problemeve të tyre, duke ftuar qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë.

"Të dëgjosh të tjerët do të thotë të ecësh! Një nismë me të rinjtë duke ecur rrugicave të Tiranës, për të biseduar dhe dëgjuar zërin e qytetarëve dhe reflektuam mbi shqetësimet e komunitetit për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë.
Tirana Meriton më Shumë! Votoni Koalicionin Euroatlantik

Sot, së bashku me një grup të rinjsh, zhvilluam takime me banorë në lagjet e Njësisë 8 në Tiranë. Bisedat spontane me banorët sollën në vëmendje çështje të rëndësishme si infrastruktura, hapësirat publike, pastërtia dhe mungesa e shërbimeve bazë në disa zona.

Energjia dhe angazhimi i të rinjve na jep shpresë për një qytet që do që të zhvillohet, të jetë më i pastër dhe ku njerëzit do duan të ndërtojmë të nesërmen e tyre! Tirana Meriton më Shumë! Shqipëria Meriton më Shumë!", shprehet Seferi teksa publikon dhe pamje nga takimet e sotme në kryeqytet.