Kandidon për koalicionin Euroatlantik, Pëllumb Seferi: Tirana më ka dhënë gjthçka, Tirana është amaneti ynë
Pëllumb Seferi, Kandidat për deputet i koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës shprehet se në politikë është përfshirë qysh në ditët e para të pluralizmit.
Në një foto-postim të tij në rrjetet sociale, Seferi shfaqet me mesazhin e qartë:
"Tirana më ka dhënë gjthçka, Tirana është amaneti ynë", shprehet Seferi.
Ndërkaq në një video-mesazh të tij, Seferi apelon për një votë kundrejt subjektit të tij politik, duke thënë se është koha për ta ndryshuar realitetin politik në vend dhe për t'i dhënë fund gjuhës së urrejtjes.
Pëllumb Seferi: "Kandidat për deputet i koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës. Jam lindur dhe rritur në njësinë 8. Studimet i kam kryer në Drejtësi dhe kam ushtruar profesionin e avokatit. Zoti ka dashur që sipërmarrjet private të kenë pasur sukses.
Në politikë janë përfshirë qysh në ditët e para si një zë i atyre që kërkuan ndryshimin e sistemit. Angazhimi im këtë herë ka ardhur për çdokënd që është kundër gjuhën së urrejtjes dhe për ndryshimin e politikës.
Në emër të Zotit, kombit dhe familjes mendoj se Shqipëria meriton më shumë, votoni nr. 4!"

