Kalaja: 11 maji zgjedhje të jashtëzakonshme, vendoset fati i vendit dhe ndalimi i shpopullimit 

Përmes një interviste në Ora News, kandidati për deputet i PD-së Aulon Kalaja tha se këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme sepse këtu vendoset në pikëpyetje fati i Shqipërisë.

Kalaja: Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme sepse këtu vendoset në pikëpyetje fati i Shqipërisë. A do të shkojmë në 800 mijë banojnë në 2040, sepse po shpopullohen fshatrat që unë po i shoh vetë me fshatrat që janë larg jo më shumë se 10 km nga Tirana. Po mbyllen shkollat.

Arsyeja tjetër është se njerëzit po ikin nga vendi, sepse qeveri po ua mundëson që të largohen. Këtu kemi të bëjmë me një agjendë të pastër për të larguar shqiptarët nga vendi sipas agjendës së Çubrilloviç. Ky është një largim i detyruar i shqiptarëve.