Celibashi zbulon si do zhvillohet procesi për përgatitjen e zarfave për diasporën: Do të ketë faza monitorimi dhe kontrolli

Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka treguar mbrëmjen e sotme se si do të përgatiten zarfet për votat e diasporës.

I ftuar në “Barometri” në Euronews Albania, ai tha se fletët do të mbërrijnë më 7-8 prill, afati për dërgim deri më 17prill ndërsa kthimi përfundon më 11 Maj. Celibashi tha se KQZ do të organizojë dhe do të monitorojë përgatitjen e zarfave ndërsa shpjegoi se procesi do të jetë transparent.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do e bëjë të gjithë procesin. Ky proces do ketë disa faza monitorimi dhe kontrolli. Vetë operatori i shërbimit postar, ka edhe ai një kontroll të tretë të përgatitjes së dokumentacionit. Do bëhet te Pallati i Sportit dhe ne e kemi ndarë pallatin e sportit në bazë të 12 qarqeve ashtu si do të bëhet edhe numërimi. Ajo do jetë e gardhur na një farë mënyre qarqet do ndahen nga njëra tjetra, ashtu siç do të bëhet edhe numërimi më pas”,-tha Celibashi.