VIDEO/ Incidenti gjatë LIVE-t, Ramën e marrin “m’sysh”, i bie “Bufi” legjendar i fushatës
Një incident ka ndodhur gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’ të kryeministrit Edi Rama, në të cilën ai bën propagandën e tij çdo mëngjes.
Bufin të cilin e mban mbi tavolinë për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha, e rrëzoi në tokë dhe e ngriti sërish lart.
“Ra bufi, shifni. Po ne nuk e lëmë të bjerë”, tha Rama, ndërsa vijoi duke folur për TikTok dhe përdorimin e VPN.
“Nuk ka problem por duhet të bëni kujdes sepse kur përdor VPN të marrin në kohë reale të dhënat”, tha ai.
Duket se etiketimet nga Spiropali si “Skënderbeu”, e kanë bërë që Edi Rama të mendojë vërtet se është shpëtimtari i kombit shqiptar.
Gjatë rubrikës së sotme “Sy më sy”, Rama vazhdoi sërish teksa tha se në mandatin e ardhshëm do e fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian, por se këtë gjë mund ta bëjë vetëm ai dhe askush tjetër. Sipas tij, duhet të fokusohemi vetëm tek futja në BE dhe tek asgjë tjetër.
“Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, ne jemi vetëm një hap larg futjes në BE dhe të tjerat janë “përralla me mbret” sipas tij, pavarësisht se në raportet ndërkombëtare dalim “zi e më zi”.

