Dhuka: Shqipëria çdo ditë një hap përpara drejt anëtarësimit në BE
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka deklaroi sot se “Shqipëria po përparon në mënyrë të qëndrueshme në sfidën e saj për anëtarësimin në familjen e BE-së”.
Në fjalën e mbajtur në takimin përurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE-së, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Dhuka tha se Shqipëria çdo ditë është një hap përpara për anëtarësimin në BE.
“Shqipëria ka për synim të ulet të diskutojë dhe dialogojë shumë ngushtësisht me institucionet e BE-së. Kjo është ajo që po bëjmë sot me Këshilln Ekonomik e Social të BE-së”, tha Dhuka.
Kryenegociatorja Dhuka theksoi se “jemi të gatshëm të kontribuojmë, pasi ky është një fuqizim i hapave tona përpara drejt anëtarësimit në familjen e BE-së”.

