Gonzato "flet shqip": Mungon një sistem që bazohet te merita! Shqetësim, cilësia e arsimit dhe korrupsioni, po pengohen ëndrrat e të rinjve
Ditën e sotme është mbajtur në Tiranë takimi rajonal ‘Dialogu social në vendet e Ballkanit Perëndimor’ në prani Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, përfaqësuesve të huaj dhe ekipeve që punojnë pranë zyrave të BE-së për Shqipërinë drejtuar nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Në fokus të takimit ka qenë tregu i punës, siguria sociale e të rinjve në raport me tregun dhe masat që mund të merren për të parandalur emigrimin e të rinjve. Në takim është nënvizuar rëndësia që ka Plani i Rritjes së BE-së për rajonin dhe integrimin e dy tregjeve që do të sjellin mundësi për punonjësit. Kjo vjen si rrjedhojë edhe e miratimit të marrëveshjeve ekonomike me BE-në javët e fundit, ku Shqipërisë ia dhënë të ardhura për zhvillimin në formë granti dhe huaje.
Në fjalën e tij ambasadori i Bashkimit Europian për Shqipërinë Silvio Gonzato ka thekuar se BE do të mbështesë politikat sociale në Shqipëri për parandaluar siç e quajti ai ‘dëshirën e të rinjve për të emigruar’. Nga ana tjetër ambasadori BE-së vendosi në vëmendje dhe mungesën e një sistemi, sipas tij, mbi meritën në Shqipëri.
Gonzato ka theksuar se duhet të jenë në fokus të politikat sociale, pasi sipas tij shihet një pasiguri në raport me vendin e punës nga të rinjtë duke parë dëshirën e tyre për emigrim.
Nga ana tjetër Gonzato theksoi se sipas tij mungon një sistem që bazohet tek merita.
"Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numer 3 që do të çelet shumë shpejt.
Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim por edhe për kohezionin.
Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjellë dëshirën për të emigruar, sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vij edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.
Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës.
Shpesh OJQ janë në pozitë më të mirë se zyrtarët për të folur me të rinjtë.
BE keni në krah për t'ju ndihmuar për t'ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin perëndimor në tërësi."-tha Gonzato.


