Kupa e Shqipërisë/ Partizani një hap larg finales, ''Demat'' mundin Egnatian në Rrogozhinë

Partizani hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Shqipërisë.

‘Demat e Kuq’ fituan 1-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias në ndeshjen e parë gjysmëfinale, duke marr një avantazh shumë domethënës për takimin e kthimit që do të zhvillohet në “Arenën e Demave”.

Golin e vetëm të këtij akti të parë gjysmëfinal e realizoi Keko pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Duke se drejtuesit e të kuqve me rikthimin e Skënder Gegës në stol kanë gjetur ilaçin për të kthyer ekipin në shina.

Gega debitoi me fitore në stolin e Partizanit në kampionat, kundër Laçit, për të ardhur më pas tek ky sukses shumë i rëndësishëm në Kupën e Shqipërisë.