VIDEO/ Muçi kthehet te goli pas dy muajsh, sulmuesi shënon në Kupën e Turqisë

Ernest Muçi pak nga pak po shpërblen besimin që i ka dhënë trajneri Solskjaer në radhët e Beshiktashit.

Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e kaluara, sot ka ardhur goli në Kupën e Turqisë.

Futbollisti shqiptar ishte titullar në ndeshjen ndaj Goztepe dhe që në fillim u shfaq rrezikshëm para portës.

Megjithatë, momenti i tij do të vinte në minutën e 30 të ndeshjes, kur iu shmang pozicionit jashtë loje dhe ia doli të shënonte në portën kundërshtare duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 Beshiktashit.

Kësisoj, ai u kthye te goli pas dy muajsh thatësirë, pasi për herë të fundit kishte shënuar po në Kupë në fillim të muajit shkurt.

VIDEO:

https://streamin.one/v/5fe9c8ba