Edicioni i 4-t i Javëve Kulturore, Rama: Stimulojmë edukimin e menaxherëve! Duhet të investojmë në këtë drejtim
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u prezantua nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria ka mbështetur kulturën duke rritur buxhetin. Ai tha se ka ambicie të shtojë burimet për kulturën.
"Ambicia jonë është të rrisim burimet për kulturën dhe pjesë e këtij qëllimi është edhe vet organzimi i ri i ministrisë dhe kombinimi në një strukturë i ekonomisë kulturës dhe inovacionit dhe ne e kemi rritur buxhetin dhe jemi duke punuar dhe për një sërë skemash të reja që do ti vijnë në shërbim të njerëzve të kulturës dhe skenës dhe aktiviteteve të drejpërdrejta në të gjitha fushat që mbulon ky hark i gjerë institucional.
Dua të them se do të bëjmë një përpjekje të posaçme për të stimuluar edukimin e menaxherve të kulturës. Në këtë pikë ndjej që ka një hendek mes aktoreve që janë të pjekur plot gjëra interesante për të dhënë dhe për të ndarë me publikun dhe pjesës së menaxherve të menaxhimit të kulutrës që tek ne është e mangët dhe duhet që të investojmë në këtë drejtim sepse krijojmë hapësira të reja," tha ai.
