Këlliçi: Me PD, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme

Kandidati i PD në Tiranë, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme.

Postimi i Këlliçit:

Një takim frymëzues me banorët e Njësisë nr. 9 në kryeqytet, ku kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, u parashtroi qytetarëve piketat mbi të cilat ndërtohet Programi i PD-së, i hartuar me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dhe qeverisja në mandatin e ardhshëm 2025-2029:

1 - Rishpërndarje e drejtë - Asnjë qindarkë nuk e prodhon qeveria. Ajo ka për detyrë të mirëadministrojë dhe të kthejë tek qytetarët në mënyrë të ndershme dhe efiçente taksat që ata paguajnë.

Në këtë drejtim shërben rritja e rrogave, pensioneve si dhe Karta e Konsumatorit e cila i kthen 20% të TVSH-së qytetarit.

2 - Marrëdhënie e ndershme me pronarët.
Historia e gazit lotsjellës dhe dhunës ndaj fëmijëve merr fund përfundimisht. Çdo pronar dëmshpërblehet sipas parimit: legalizim para urbanizimit.

Në të njëjtën kohë do të marrin fund të gjitha problemet me detyrimet shtetërore që rrjedhin nga pronësia dhe persekutimi politik i shqiptarëve.

Me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme