Taksa e sheshtë/ Bozdo: S'ka mënyrë tjetër për ekonominë shqiptare, PD e ka bërë dhe ka rezultuar sukses

Drejtuesi politik i PD, në qarkun Berat, Eno Bozdo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se taksa e sheshtë është diçka që asnjë nuk mund të pyesë a bëhet pasi PD e ka bërë.

Bozdo: Sa më shumë të merremi me Edi Ramën aq më shumë harxhojmë kohë dhe nuk i japim përgjigje pyetjes kryesore apo temës kryesore, çfarë mund të bëjë PD nesër dhe sa reale janë ato që PD deklaron se do bëjnë.

Programi është i ngritur në një filozofi e cila tenton ti japi një përgjigje shumë të shpejtë brenda 100 ditëve të para disa ndër çështjeve shqetësuese që kanë shqiptarët.

Dhe problemi kryesor sot në Shqipëri është varfëria.

Varfëria sot në këtë normë që është, 45% e shqiptarëve konsiderohen të varfër. 18% e tyre nuk arrijnë dot ti japin fmive të tyre dhe vetes së tyre një vakt të tretë.

Varfëria sot në Shqipëri është një rrezik kombëtar. Kjo gjë merr fund brenda 100 ditëve të para.

Asnjë pension nën 200 euro që konsiderohet si limiti i varfërisë.

Të gjitha pensionet me rritje 20%, karta e konsumatorit për ato që janë me rrogë minimale. Rroga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro.

Kur vjen puna te ulja e taksave dhe filozofia e PD kjo është diçka ku askush nuk mund të pyesi dot a bëhet. Bëhet se e kemi bërë.

Në 2005 kur u prezantua taksa e sheshtë dhe e ulët prej 10% shumë kishte skeptikë.

Mes tyre edhe ndërkombëtarët, FMN, BB e vunë në provë qeverinë shqiptare.

Dhe kur panë që pas 1 viti e gjysmë me gjithë përgjysmimin e taksave, të ardhurat u dyfishuan falenderuan qeverinë shqiptare për lëvizjen dhe Shqipëria u soll si rast ekzemplar në të gjithë vendet e Lindjes për Reformën e Ndërmarrë.

Nuk ka mënyrë tjetër për ekonominë shqiptare që është e shkatërruar nga ngarkesa fiskale. Këtu kemi bashkinë e Tiranës që bën namin.

I maskon taksat si tarifa dhe tarifat kanë kërcyer 10-20 herë.