Gjuha e politikës në fushatë, Hasimja: Nëse njerëzit do shikonin programet, asnjëra nga partitë e mëdha nuk do votohej
Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, politika ka nisur artikulimin jo vetëm të mesazheve për projektet e tyre qeverisëse, por edhe për mënyrën se si ata suljmojnë kundërshtarët e tyre.
Për të kuptuar më shumë për gjuhën e artikuluar nga liderët në një intervistë për “Ora Neës:, politologu Ermal Hasimja u shpreh se nëse votuesit do të mbështeteshin tek programet, votuesit shqiptarë nuk do duhej të fokusoheshin tek asnjëri nga liderët e dy forcave kryesore.
“Në rastin e administratës, Rilindja arrin ta kontrollojë atë në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë nga qeveritë e mëparshme në këto vite të tranzicionit. Dhe në të gjitha dhjetëra mijëra punonjës të administratës nuk është më çështje programesh, por çështje e ruajtjes së vendit të punës.
Dhe këtu kapen ata, ndaj pjesa tjetër është çështje spektakli. Pra, çështja qëndron tek opozita, e cila do të duhet t’i frymëzojë aq shumë njerëzit saqë ata të arrijnë të heqin dorë nga votat klienteliste apo të votojnë kundër një vendi të punës, por në afatgjatë, për fëmijët e tyre”, u shpreh ndër të tjera politologu Ermal Hasimja.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME POLITOLOGUN ERMAL HASIMJA

