Rama: Mozaiku i Tiranës, i rilindur si destinacion turistik me copëza të historisë të antikitetit
Mozaiku i Tiranës, ky thesar i vyer i arkeologjisë shqiptare, ka rilindur si një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit, ku ruhen copëza të historisë sonë të antikitetit.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, inspektuan investimin që e ka tranformuar Mozaikun e Tiranës, në një qendër të re atraksioni për publikun dhe vizitorët e huaj.
Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët.
Rama e cilësoi këtë një investim që i shërben edhe komunitetit.
Ky projekt unik do të sjellë më pranë qytetarëve dhe turistëve mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe antikitetit të vonë, të ruajtur në sitet tona më të rëndësishme.
