Superstrada Tiranë Durrës/ Më shumë korsi, Rama dhe Balluku inspektojnë punimet: Brenda dhjetorit synojmë ta dorëzojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 14:19
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inspektuar kantierin e aksit Tiranë-Durrës, ku superstrada po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, me shtim korsish për një qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se kanë mbaruar rreth 30% të punimeve. Sipas Ballukut, synimet janë që brenda dhjetorit kjo superstradë të jetë dorëzuar, sipas parametrave europiane.
Shpejtësia maksimale e qarkullimit të mjeteve shtoi Balluku do jetë 130 km/h.
“Kemi avancime të punimeve, kemi shkuar në 30 %, pavarësisht se kontrata mbaron në shtator të 2026. Besojmë se do dorëzohet para afatit. Synojmë që brenda dhjetorit ta dorëzojmë”, tha ajo.
