Berisha ironizon Ramën: Mendon se gënjen shqiptarët. Sot e ka ditën e tij, sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 prillin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 11:37
Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të martë një takim në një fasoneri në Durrës, ku dhe prezantoi programin për sipërmarrjen “Made in Albania”.
Teksa iu referua deklaratave të bërë pak më herë nga kryeministri Edi Rama, Berisha nuk ngurroi të bënte ironi me të.
“Po ç’të them për një njeri që zgjohet në mëngjes dhe del e flet me vete gjoija në monolog dhe mendon se gënjen shqiptarët.
Sot e ka ditën e tij ai, sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 prillin”, tha Berisha.

