16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16 – vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO”, theksoi Begaj.

Në këto 16 vite, theksoi Kreu i Shtetit, “Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s”.

“Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria,