FOTO/ “Merri me vete shokët që ke lënë jashtë” - Komentuesit degj*nerojnë Erion Veliajn

Kryebashkiaku i arrestuar për dy vepra të rënda si korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, po përballet çdo ditë me komentet negative nga qytetarët në rrjetet sociale.

Thuajse në çdo postim të tijin në rrjetet sociale, komentuesit i kujtojnë vjedhjet që u ka bërë qytetarëve, duke shkruar se e meriton të jetë në burg.

Komente të tilla janë të shumta në postimin e një dite më parë nga kryebashkiaku.

Po ashtu ka dhe nga ata komentues që e pyesin se kur do t’i marrë me vete edhe shokët që ka lënë jashtë.

FOTO/ “Merri me vete shokët që ke lënë

Kujtojmë se kryebashkiaku prej 10 shkurtit është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Pasi përfundoi pas hekurave nisi një sulm të ashpër ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes së tij, me intimidime, kërcënime dhe shantazh.

Deri në vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili vendosi të linte në burg kryebashkiakun pas provave të reja të paraqitura nga prokurorët e SPAK-ut, Erion Veliaj nuk e ndali asnjë ditë të vetme sulmin.

FOTO/ “Merri me vete shokët që ke lënë

Pas vendimit kryebashkiaku Veliaj duket se ka zbutur tonet, por sërish komentuesit nuk e kursejnë në rrjetet sociale.

Për më tepër shihni komentet e mëposhtme:

FOTO/ “Merri me vete shokët që ke lënë

/ Burimi: CNA.al