“U thotë njerëzve kthehuni” Beqiri: Këtu nuk ka meritokraci, çfarë do tu ofrosh emigrantëve?
Në “Drejt” nga Luan Rama, profesori Evarist Beqiri, analist tha se kur thua hajde çfarë do tu ofrosh këtu, në një vend që nuk ka meritokraci.
Beqiri: Kur u themi emigrantëve ktheheni që kanë ndërtuar një jetë dhe që kanë ikur për një jetë më të mirë dhe për një meritokraci që nuk e gjejnë këtu. Këtu kur sugjeron diçka, sepse vetë kamë qenë në sektorin e sigurisë, vetëm se thua që kjo gjë duhet prishur të vërsulen dhe detyrohesh që të ruash dinjitetin.
Meritokracia në këtë vend mungon kudo dhe këto janë fakte. Për këtë ka shumë përgjegjësi qeveria. Strategjia për të kthyer në vend emigrantët, normal, se janë bërë investime në Vlorë nga kjo qeveri, por nuk ka strategji për zhvillim e turizmit, se ka sjellje arrogante. Kur thua hajde çfarë do tu ofrosh këtu?
