Muçollari: Është krim që PS-ja të patronazhojë të gjithë shqiptarët me të dhëna publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 21:40
Në “Drejt” nga Luan Rama, Grigels Muçollari, kandidat i ASHM-së, Tiranë tha se të patronazhesh zgjedhësit e tu është diçka në rregull, por ta bësh këtë me gjithë shqiptarët me të dhëna publike që vijnë nga shteti dhe jo nga parti, është një krim, sepse janë përdorur nga PS-ja.
Muçollari: Nuk kam qenë në takimet e partive socialiste në Evropë, por termi “shok” është i ngelur nga PPSH-ja. Po e dëgjoja Ekonomit dhe më shqetësoi se si funksion partia, ndërsa ne jemi të fokusuar se si funksionin programi.
Patronazhisti është një term pezhorativ. Të patronazhesh zgjedhësit e tu është diçka në rregull, por ta bësh këtë me gjithë shqiptarët me të dhëna publike që vijnë nga shteti dhe jo nga parti, është një krim, sepse janë përdorur nga PS-ja.
