Ekonomi e pranon: Në 12 vite kanë ikur rreth 500 mijë njerëz, edhe vajza ime ka ikur jashtë për profesion

Në “Drejt” nga Luan Rama, Milva Ekonomi, deputete e PS-së tha se emigracioni nga 2011-2023 del 41 mijë njerëz që janë larguar në vit.

Ekonomi: Kam marrë të dhënat dhe më del emigracioni 2011-2023 më del 41 mijë njerëz që janë larguar në vit. Në rreth 10 vite kanë ikur më shumë se 410 mijë njerëz. E ikura e shqiptarëve në periudhën 2001-2011 është më e lartë se kjo periudhë.

Njerëzit mund të ikin për jetë më të mirë, ose për zgjedhje personale. Unë kam vajzën që më është larguar nga vendi. Ka zgjedhur për një profesion të ndryshëm.