FOTO/ “Lolita” xheloze për Armand Lilon: Sa herë lagem në shi, pse s’kam një xhup si ky që të mos më hyjë uji?!
Në një kohë kur metereologët japin parashikime të zymta për motin në të paktën 2 javët e para të muajit prill, duket se kjo nuk ka ndikuar në humorin e faqes satirike në rrjetet sociale “Lolita”.
Në “qarkun” e saj tashmë ka rënë pre mjeshtri i betonizimit në Tiranë, biznesmeni Armand Lilo, i cii njihet edhe si kunati i socialistit Fatmir Xhafaj.
Shkak është bërë pikërisht fotoja e famshme e Lilos me një xhup të kuq, ku “Lolita” s’e fsheh xhelozinë e mospasjes së një të tillë në këto ditë me shi.
“Sa herë lagem në shi, mendoj pse nuk kam një xhup si ky që të mos më hyjë uji?!”, shkruan “Lolita” në komentin bashkëngjitur fotos së biznesmenit Armand Lilo.
KUSH ËSHTË ARMAND LILO?
Armand Lilo është një biznesmen shqiptar, i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe lidhjet e tij me figura të njohura politike. Ai është pronar i kompanisë "Arlis Construction", e cila ka qenë subjekt i disa akuzave për ndërtime pa leje dhe favorizime nga institucionet shtetërore, e veçanërisht nga Bashkia e Tiranës nën dirigjimin e Erion Veliajt, i cili prej afro dy muajsh dergjet në paraburgimin e Durrësit, në pritje të procesit gjyqësor për një sërë akuzash të rënda nga korrupsioni, fshehja e mosdeklarimi i pasurisë, deri në pastrim parashë.
Në janar të vitit 2025, Partia Demokratike, përmes përfaqësueses së saj Adriana Kalaja, akuzoi Armand Lilon për ndërtimin e apartamenteve në tarracat e pallateve në zonën e Astirit, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe duke shkelur ligjet në fuqi. Sipas Kalasë, ankesat e qytetarëve për këto ndërtime janë injoruar nga institucionet përgjegjëse.
Më herët, në shtator të vitit 2023, ish-deputeti Belind Këlliçi denoncoi ndërtimin e një godine shtatëkatëshe pa leje në qendër të Tiranës nga kompania "Arlis Construction". Kjo ndërtesë u ndërtua mbi një kullë ekzistuese, një rast unik në botë, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk ndërhynë për të ndaluar këtë shkelje. Këlliçi theksoi se kjo kompani ka përfituar prona shtetërore dhe ka ndërtuar pa leje, duke mos u përballur me asnjë pasojë ligjore.
Në nëntor të vitit 2024, u raportua se Armand Lilo kishte paguar 1 milion euro për të liruar nga sekuestroja pesë pasuri të paluajtshme. Dyshohet se kjo shumë është paguar në kuadër të një "marrëveshjeje" mes tij dhe prokurorëve të SPAK-ut, megjithëse detajet e sakta të këtij transaksioni mbeten të paqarta.
Pavarësisht këtyre akuzave dhe polemikave, Armand Lilo vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

