Premtimet ekonomike të partive, Janko: Asnjë nga partitë politike s'ka program të mirëfilltë elektoral
Eksperti i ekonomisë, Enea Janko në një intërvistë në Ora News u shpreh se asnjë nga partitë politike nuk ka program të mirëfilltë elektoral të planifikuar sipas viteve me afate konkrete.
Janko: Është e vërtetë që partitë politike gjithmonë përpara zgjedhjeve i kthehen ekonomisë sepse e dinë që qytetarët pra votuesit janë më të prirur ndaj premtimeve ekonomike.
Janë më të ndjeshëm ndaj premtimeve ekonomike prandaj fokusohen mjaftueshëm tek çështjet ekonomike e sociale.
Ajo që vej re është që asnjë nga partitë politike nuk ka program të mirëfilltë elektoral të planifikuar sipas viteve me afate konkrete por ka vetëm disa premtime që lidhen me treguesit kryesorë makro ekonomik apo me treguesit social si pagat, pensionet apo çështjet e tjera sociale që janë të interesuar qytetarët.
Po ti shikojmë liderët e partive nuk kanë formim ekonomie por sigurisht që këta lider punojnë me stafet e tyre profesionale që janë në fushat e ekonomisë.
Vlen për tu dëshiruar që këto stafe duhej të kishin punuar dhe tani në prag të hapjes së fushatës elektorale të na prezantonin programe të plota, me analiza konkrete për situatën ekonomike dhe gjithë treguesit dhe mbi bazën e këtyre analizave ata duhet të ndërtojnë këto premtimet apo objektivat elektorale që i kanë prezantuar qytetarëve.
