Sokolaj: Pa denoncimin e gazetares Alketa Çeku në “Ora News” skandali i mishit me salmmonelë do kalonte në heshtje
Investigimi i gazetares së televizionit “Ora News”, Alketa Çeku, se shqiptarët kanë konsumuar mish pule të infektuar me bakterin e salmonelës ka alarmuar Ministrinë e Bujqësisë, AKU dhe institucionet e tyre të varësisë.
Ky skandal u tentua të kalohej në heshtje, por publikimi i flet-analizave nga “Ora News” ku u pa qartë se mishi i pulës ishte infektuar me salmonelë vuri në lëvizje institucionet.
AKU e ka detyrim ligjor njoftimin e konsumatorit ne raste kur në treg është hedhur një produkt që i rrezikon shëndetin, por pavarësisht këtij fakti nuk bëri asnjë njoftim në faqen zyrtare.
Kaluan vetëm dy orë nga publikimi i lajmit nga televizionit “Ora News” që AKU të “zgjohej” dhe të reagonte duke pranuar skandalin ushqimor.
Drejtuesi i emisionit “Alert”, Granit Sokolaj, në studion e “Opinion” u shpreh se nëse nuk do ishte publikuar investigimi i “Ora News”, ky skandal do kishte kaluar në heshtje.
Granit Sokolaj: Nëse nuk do ishte sot Alketa Çeku e Ora News ky lajm nuk do të ishte hapur fare.
Blendi Fevziu: Nuk do ishte fare?
Granit Sokolaj: Nuk do ishe fare. As në faqen e AKU nuk do ishte.
Çështja tashmë i ka kaluar për hetim prokurorisë së Tiranës.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka pranuar se qytetarët shqiptarë kanë konsumuar mish te infektuar me salmonelë, por nuk mori asnjë përgjegjësi për këtë skandal.

