Braktisja edukative e fëmijëve, ç’po ndodh me prindërit e sotëm? Koçibellinj: Fëmijët në liri janë të rrezikuar
Prindërit edhe atë pak kohë të lirë që kanë e shfrytëzojnë duke qëndruar në celular, e po ashtu veprojnë edhe fëmijët e tyre, duke kaluar në këtë mënyrë nga një edukim paternalist i kohës së komunizmit, në një braktisje edukative të fëmijëve.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë temë e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte aktivistja Suela Koçibellinj, aktiviste.
Koçibellinj u shpreh se çdo gjë nis në momentin kur një krijesë e vogël vjen në jetë dhe është një rrugëtim që nuk mbaron asnjëherë.
“E vetmja pyetje që ngrihet apo duhet të ngrihet, ështëa po e bëj mirë pyetjen a po e bëj mirë prindërimin.
Por prindërit duhet të kuptojnë se kur fëmija vjen në jetë nuk është më i tyre, por i përket komunitetit që na rrethon, pasi është krijesë sociale, por e veçanta është se prindëri duhet të bëjë gardianin e fortë në momentin kur konstatohet se ndikimi social nuk është ai që ata presin për fëmijën e tyre.
Unë nuk jam një prind liberal, pasi mendoj se fëmijët në liri janë të rrezikuar ndaj ata kanë nevojë për orientim, që e merr nga prindërit”, u shpreh ndër të tjera Suela Koçibellinj.

