Tritoli që vrau Enea Thomarain/ GJKKO miraton sekuestrimet e telefonave të motrave Nikolli
GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e telefonave të motrave Nikolli në Elbasan dhe të familjarëve të tyre.
Oficerë të BKH-së, kryen të premten një kontroll “blic” në një apartament në Elbasan ku qëndronin Alda dhe Xhovana Nikolli.
Burimet thanë se kontrollet janë bërë mbi hetimin e ngjarjes së 13 korrikut të vitit 2024 kur në derën e tyre shpërtheu një sasi tritoli. Si pasojë mbeti i plagosur rëndë, Enea Thomarai, komshi me shtëpinë ku qëndronin dy motrat. Si pasojë e plagëve të rënda i riu humbi jetën në spital.
Vajzat mësohet se e kanë kundërshtuar kontrollet dhe madje pakënaqësinë e kanë shprehur edhe në rrjetet sociale.
Pavarësisht deklaratave të bëra prej vajzave një nga pistat e dyshimit është se gjithçka ka qenë e stisur prej tyre. Po ashtu një tjetër pistë është dhe se ato kanë dijeni se cili është personi që vuri lëndën shpërthyese në derën e apartamentit ku ato qëndronin me qira. në atë kohë motrat Nikolli u shprehën se ngjarja lidhej me konfliktin në rrjetet sociale dhe Nuredin Dumanit.
Madje ato e denoncuan në SPAK për kërcënime të vazhdueshme për jetën që vinin prej tij nga ambientet e burgut Nr. 313 në Tiranë, duke dorëzuar dhe prova konkrete si komunikime dhe filmime.
Sa i përket shpërthimit hetuesit kanë konstatuar një person që largohet me biçikletë, por ende pa e identifikuar se cili është.
