Berisha: Jemi të angazhuar ndaj një politike që do të kthejë në Shqipëri të rinjtë shqiptarë! Ne kemi nevojë për kontributin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, organizim ky nga FRPD, LDG dhe Brain Gain.

FJALA E BERISHES

Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndërrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni.

Dua t'ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.

Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë. Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.

Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri.

Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë. Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore.

Jam mirënjohës dhe jam i prekur në punën që ka bërë Andi dhe kolegët e tij, kanë punuar në vende të ndryshme dhe kanë arritur të tregojnë praninë e përhershme në jetën e PD-së dhe Shqipërisë.

Ata janë një simbol i atdhedashurisë, sepse ata kanë punët e tyre, jetën e tyre, por ata kanë kaluar shumë kohë dhe janë angazhuar me PD-në, njësoj sikur të ishin në Shqipëri.

Ideja e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit.

Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst për ne kthimi i shqiptarëve na e ka bërë më të vështirë komunikimi me ta, është i një rëndësie të veçantë.

Në vitet 2005-2013, kur filluam administratën kishim gjithsej 1.5 përqind të punësuar që kishin përfunduar jashtë Shqipërisë dhe kur përfunduam projektin e kthimit të trurit e mbaruam me 21 përqind në administratë.

Më tepër se 50 përqind e tyre iu shtuan stafit akademik të universiteteve, shqiptarë që vinin nga vende të ndryshme.

Më pas ata u zëvendësuan nga militantë dhe patronazhistë, meqenëse ishin shumë të angazhuar me dijet e tyre. Njoh shumë prej tyre të cilët kanë ikur dhe punojnë në  vende të tjera.

Por ne nuk duhet të shkurajohemi, por të punojmë që gjërat të shkojnë më mirë. Ajo që departamenti tregoi, duke punuar si opozitë punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve dhe ka meritën e padiskutueshme që është afruar me të rinjtë.

Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme.

Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë dhe ne kemi shumë nevojë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik.

Misioni nuk mund të realizohet pa energjinë dhe ëndërrat tuaja. Dhe ëndërrat tuaja do ti japin të ardhmen këtij vendi.