Pasi Rama e quan “buf kënete”, Berisha prezanton bufin me sy blu: Simbol i mençurisë dhe vendimit, injoranca e Ramës nuk është argument

Duket se kjo fushatë do të mbahet mend edhe për fjalën buf.

Teksa kryeministri i vendit Edi Rama e quan kryedemokratit Sali Berisha buf këneta, madje një të tillë e mban në zyrë, Berisha i është përgjigjur sot duke nxjerrë një buf.

Berisha gjatë fjalës së tij me demokratët ka prezantuar një buf me sy blu.

Berisha: Filmojeni pak, ju lutem mos harroni. Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë. Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.

Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf.
Injoranca nuk është argument, thotë Latini. Me keq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp.