ÇFARË NDODHI TE “ONE” NATËN E KRISHTLINDJEVE? Dëshmojnë rojet private: Hajdutët qëndruan për disa minuta në dy sallat e mbledhjeve të kompanisë

“Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk e denoncuam vjedhjen” - Kjo është dëshmia që personat e ruajtjes fizike të kompanisë “ONE” kanë deklaruar para oficerëve të Komisariatit nr. 3 në Tiranës për vjedhjen e ndodhur më 25 dhjetor 2024.

Burime për gazetarin Edison Vatnikaj thanë se dy personat e maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE” dhe janë ngjitur në katin e 3-të të saj.

Nga kamerat e sigurisë janë pikasur se dy të paidentifikuarit janë futur në dy salla mbledhjesh, të cilat ndodhën po në atë kat ku kanë qëndruar disa minuta dhe pas kanë dalë prej saj.

Policia ka nisur me gjurmimin gjatë rrugës kryesore, por duke qenë se ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar shumë prej kamerave të sigurisë nuk janë funksionale, për shkak se nuk kanë regjistruar pamje.

Në të tilla kushte bëhet akoma dhe më e vështirë lokacioni i tyre. Policia e Tiranës njofton se për ngjarjen në fjalë të ndodhur në muajin dhjetor 2024, janë proceduar penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.

Procedimi penal mësohet se ka nisur për shtetasit:

- Erald Sina, drejtues Departamentit dhe Pasurisë

- Gentian Koçi, përgjegjës sigurie

- Alfred Zylalaj, përgjegjës sigurie i kompanisë “Nazeri”

- Ismet Tartari, punonjës sigurie i kompanisë “Nazeri”

- Koço Veneci, punonjës sigurie i kompanisë “Nazeri”

- Zafer Dinushi, punonjës sigurie i kompanisë “Nazeri”

Nga fotoja e siguruar nga kamerat e sigurisë shihet se dy autorët. Të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë qenë të maskuar me maska, doreza, ndërsa njëri prej tyre mbante në duar edhe një levë.



Pamjet kur “hajdutët” futen në ambientet e kompanisë “One” më 25 dhjetor 2024

Bëhet fjalë për një ngjarje që koincidon se ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, ku në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetoheshin për afera të pista, e kjo ngjarje ku dyshohet për dëmtim apo heqje të serverëve, në vetvete e mos bërja publike e faktit ngre dyshimin që po tentohet t’i fshihet diçka SPAK-ut.

HETIMET E LIDHJES SË KOMPANISË “ONE” ME VËLLEZËRIT VELIAJ

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.

Sipas dokumenteve hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.

ÇFARË NDODHI TE “ONE” NATËN E KRISHTLINDJEVE?

“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

Në vijim, në vendimin e Gjykatës së Posaçme jepen detaje të përfitimeve që ka marrë kompania “One” nga bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliaj.

Hetimet e SPAK-ut vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj skeme dhe për të përcaktuar shkeljet ligjore.