"One" fsheh krimin, Softa: Moskallëzimi vepër penale, ngjarja duhet të hetohet nga SPAK-u!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa përmes një interviste në Ora News tha se fshehja e krimit nga kompania “One” është një vepër penale dhe se SPAK-u duhet të nisë hetimet. 

Softa: Është e në ngjarje që ngarkon me përgjegjësi ligjore kompaninë dhe subjektin që ka pasur detyrë sigurinë për objektin. Ruajtja fizike është me roje dhe me sisteme alarmi që nuk e di nëse kanë punuar dhe masa të tjerë. Mos kallëzimi është vepër penale dhe pengesë për hetim nga organet, pasi administratorët nuk e kanë kallëzuar këtë ngjarje. Do të jetë hetimi ai që do të nxjerrë abuzuesit dhe do të zbulojë të vërtetën.

Kanë hyrë brenda një grup personash dhe fakti që i kanë ditur ku janë serverat. Kjo tregon se kanë dashur që të dëmtojnë të dhënat dhe mund të jenë të paguar. A kanë qenë të dhënat e klientëve, apo edhe baza financiare dhe besoj se me këtë hetim duhet të kalojë përtej policisë dhe të merret SPAK-u.