Banorët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e një resorti, përplasen me policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 14:55
Banorët e Plazhit të Rrjollit në Velipojë kanë kundërshtuar ndërtimin e një resorti të biznesmenit Bashkim Ulaj në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll.
Protesta nisi me përplasje dhe dhunë mes banorëve dhe policisë.
60 familje kërkojnë ndërprerjen e punimeve, ndërsa akuzojnë Ulajn se në bashkëpunim me Shpellzajn u kanë grabitur tokat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Ata thonë se çështjen e kanë çuar në SPAK dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në zgjidhjen e situatës së pronësisë.
